Connect with us

Kosova

U godit me vezë në Kuvend/ Kurti: Po kërkoj marrëveshje politike

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të Republikës, pas tensioneve të shënuara gjatë seancës konstituive të Kuvendit.

Kurti tha se Vetëvendosje mbështet zgjedhjen e një presidenti konsensual. Në këtë kuadër, Glauk Konjufca ka tërhequr kandidaturën e tij për këtë post.

Sipas Kurtit, zgjidhja e ngërçit institucional duhet të gjendet përmes një marrëveshjeje politike, ndërsa ai kundërshtoi rikthimin e vendit në zgjedhje të reja.

Kreu i Vetëvendosjes argumentoi se zgjedhjet e përsëritura nuk do të ishin në interes të Kosovës, duke pasur parasysh ngërçin e vazhdueshëm politik dhe vështirësitë në formimin e institucioneve.

Advertisement