✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Berisha në SHBA pritet me protesta/ Avokat Petraj: Do ketë surpriza për “21 Janarin”

Në takimin e parë në SHBA, pesë vite pas shpalljes “non grata”, Sali Berisha nuk gjeti pritjen triumfale që kishte paralajmëruar. Në sallën ku zhvilloi takimin, pati karrige bosh, ndërsa jashtë godinës dhjetëra emigrantë protestuan me pankarta dhe megafonë, duke kundërshtuar praninë e tij.

Berisha mbërriti në aktivitet me një automjet luksoz, ndërsa gjatë fjalës së tij e cilësoi pajisjen me vizë amerikane si një fitore personale ndaj ish-zyrtarëve amerikanë Antony Blinken dhe Yuri Kim.

Për avokatin Edmond Petraj,  këto zhvillime tregojnë se Berisha e ka mbyllur ciklin e tij politik.

Petraj përdori një gjuhë të ashpër ndaj kreut të Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si një “kufomë politike” dhe duke argumentuar se ai nuk ka më aftësi për të prodhuar zhvillime të reja në politikë.

Duke komentuar praninë e kufizuar në sallë, avokati tha se mungesa e interesit, sipas tij, lidhet me faktin se retorika e Berishës nuk ngjall më të njëjtin interes.

“Salla ishte bosh, sepse nuk ka më askush kureshtje për retorikën boshe të 34 viteve të Sali Berishës. Nuk prodhon kreativitet, nuk prodhon shpresë për atë pjesë të popullatës që beson te një ndryshim. Berisha e ka kryer ciklin e vet. Atij nuk mund t’i hiqet non grata”, tha Petraj.

Sipas tij, fakti që Berisha ka marrë vizë për të udhëtuar drejt SHBA-së nuk nënkupton ndryshim të statusit të tij.

“Ata që mendojnë në mënyrë të kthjellët Berishën e shikojnë si një personazh që nuk prodhon asgjë. Nuk prodhon më për sa i përket pjesës së politikës. Është një ‘kufomë politike’ që nuk prodhon asgjë. Viza e tij është vetëm kalimtare”, u shpreh avokati.

Në vijim të deklaratës së tij, Petraj ngriti edhe mundësinë e zhvillimeve të reja që lidhen me çështje të shumëpër

Advertisement