✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Shokuese/ 43 vjeçari përdhunon 70 vjeçaren, i merr paratë dhe “zhduket”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator. I dyshuari është një 43-vjeçar me inicialet F. Y., banues në të njëjtin pallat me të moshuarën. Paraprakisht dyshohet se ai ka trokitur në derën e banesës dhe, pasi 70-vjeçarja i ka hapur, e ka goditur në kokë me sëpatë.

E moshuara ka mbetur pa ndjenja, ndërsa autori i dyshuar më pas ka kontrolluar banesën dhe dyshohet se ka marrë rreth 700 mijë lekë të vjetra.

Policia po heton gjithashtu dyshimet se, përpara largimit nga banesa, 43-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj 70-vjeçares.

Pas denoncimit, policia ka marrë në pyetje të moshuarën dhe ka sekuestruar si provë materiale sëpatën me të cilën dyshohet se është kryer goditja.

43-vjeçari F. Y. është shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e të gjitha rrethanave. Sipas burimeve policore, i dyshuari dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike.

Advertisement