✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, Koçiu: Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar përmes një videomesazhi në Kuvend prioritetet e projektbuxhetit të vitit 2027, me vlerë 10 miliardë euro. Ajo deklaroi se synimi është që rritja ekonomike të përkthehet në përmirësim të drejtpërdrejtë të jetës së qytetarëve.

Koçiu u ndal te disa prej çështjeve që, sipas saj, duhet të reflektojnë këtë zhvillim, duke përmendur çmimet e produkteve ushqimore, kostot e karburantit, të ardhurat e pensionistëve dhe mbështetjen për familjet me fëmijë. Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e krijimit të më shumë mundësive për të rinjtë.

Sipas zëvendëskryeministres, buxheti prej 10 miliardë eurosh është pjesë e vizionit të qeverisë për një Shqipëri më të zhvilluar dhe me standarde evropiane, ku familjet të kenë më shumë siguri ekonomike dhe besim për të ardhmen.

Advertisement