✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

NGA KOLLTUKU PARLAMENTAR NE PROVEN E VOTES, RAMA NXJERR NGA LISTA DEPUTETET E HESHTUR

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, që do të mblidhet ditën e shtunë, pritet të shërbejë si një moment i rëndësishëm për përcaktimin e strategjisë së re elektorale të mazhorancës për zgjedhjet e ardhshme.

Kryeministri Edi Rama pritet të prezantojë një qasje të re për përzgjedhjen e kandidatëve, e cila mund të sjellë ndryshime në mënyrën se si do të ndërtohen listat e Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sipas zërave që qarkullojnë brenda PS-së, një nga lëvizjet që po shqyrtohet është kalimi në listat e hapura i disa deputetëve që në zgjedhjet e vitit 2025 siguruan mandatin përmes listave të sigurta, por që gjatë kësaj kohe kanë qenë pak të pranishëm në jetën publike dhe në komunikimin me qytetarët.

Kjo strategji pritet të prekë veçanërisht deputetët e Qarkut të Tiranës, ku gara për përfaqësimin parlamentar mund të bëhet më konkurruese. Mesazhi që, sipas burimeve brenda socialistëve, mund t’u përcillet deputetëve është i qartë:

“E keni pasur kohën të bëheni të njohur, tani përballuni me votuesit në terren”.

Nëse kjo qasje do të konfirmohet, deputetët që deri më tani kanë përfituar nga pozicionimi në listat e sigurta do të duhet të provojnë mbështetjen e tyre drejtpërdrejt te elektorati. Pra, mandati i ardhshëm nuk do të jetë më vetëm çështje pozicionimi në listë, por edhe përballje me votën e qytetarëve.

Mbledhja e së shtunës pritet të japë sinjalet e para për mënyrën se si Rama synon të riorganizojë Partinë Socialiste dhe të përgatisë ekipin për sfidat e ardhshme elektorale.

Advertisement