✦
Thinking ...
Connect with us

Sport

LIGA E KOMBEVE/ ANGLIA BEN DETYREN NE SHTEPI NDAJ KROACISE, SPANJA VAZHDON MARRSHIMIN

Anglia ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Kroacisë në mitikun “Wembley”, në një përballje ku triumfi u vendos nga një gol i Harry Kane nga pika e bardhë e penalltisë.

Kroacia reagoi në minutën e 59-të, kur Petar Sucic përfitoi nga një krosim pas goditjes së dënimit dhe mungesa e vëmendjes së mbrojtjes angleze për të barazuar shifrat.

Por gëzimi i miqve zgjati vetëm pesë minuta. Në minutën e 64-t, Harry Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë, pas një faulli ndaj Jarell Quansah brenda zonës, duke vulosur fitoren 2-1 për anglezët.

Spanja vazhdon marshimin triumfues në Ligën e Kombeve. Kampionët në fuqi të Europës fituan 2-0 në transfertë ndaj Republikës Çeke, duke regjistruar suksesin e pestë radhazi dhe duke ruajtur vendin e parë me pikë të plota.

Në Pragë, iberikët zhbllokuan rezultatin në minutën e 39-të. Alex Baena u tregua i saktë nga pika e bardhë, pas një prekjeje të topit me dorë nga një prej lojtarëve vendas brenda zonës.

Spanja administroi avantazhin, ndërsa në minutën e 72-të çekët mbetën me një lojtar më pak, pasi Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq për faullin ndaj Roberto Fernandez, i cili ishte drejt portës si lojtari i fundit.

Në minutat shtesë, Marc Pubill shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur fitoren 0-2.

Pas pesë ndeshjeve, Spanja kryeson grupin me 15 pikë të plota, ndërsa Anglia renditet e dyta me 12 pikë.

Advertisement