✦
Thinking ...
Connect with us

Sport

SHQIPERIA U NGJIT NE LIGEN B, ‘SOFASCORE’ ZBULON NOTAT E FITORES KUQEZI NDAJ BJELLORUSISE

Shqipëria e mbylli në mënyrë perfekte rrugëtimin në Grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë triumfuan 0-2 në transfertë ndaj Bjellorusisë, duke siguruar vendin e parë në grup dhe ngjitjen në Ligën B.

Skuadra e drejtuar nga Rolando Maran zhvilloi një fushatë mjaft pozitive, duke regjistruar pesë fitore dhe vetëm një humbje. Në suksesin e fundit, protagonistë me golat e tyre ishin Rei Manaj dhe Elseid Hysaj, të cilët vulosën një tjetër mbrëmje të bukur për Kombëtaren.

Dy autorët e golave ishin edhe futbollistët më të vlerësuar të Shqipërisë sipas platformës “SofaScore”. Manaj kryeson renditjen me notën fantastike 8.5, ndërsa pas tij pozicionohet Hysaj me vlerësimin 7.9.

Një paraqitje mjaft pozitive regjistroi edhe kapiteni Berat Gjimshiti, i cili renditet i treti në listë. Pas tij vijnë Juljan Shehu, Arber Hoxha, Mario Mitaj dhe Etrit Berisha.

Më poshtë mund të shihni renditjen e plotë me notat e të gjithë futbollistëve kuqezi sipas “SofaScore”.

Manaj dhe Hysaj shkëlqejnë ndaj Bjellorusisë,

 

Advertisement