✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Rama e përjashtoi nga të gjitha funksionet drejtuese në PS/ Spiropali shfaqet në Kuvend

Deputetja socialiste Elisa Spiropali është shfaqur këtë pasdite në Kuvend, pas përjashtimit nga të gjitha funksionet drejtuese në Partinë Socialiste. Ajo nuk ishte e pranishme gjatë fjalimit të kryeministrit Edi Rama për projektbuxhetin e vitit 2027, por mbërriti në Kuvend në orët e pasdites.

Fillimisht, Spiropali u ul në vendin e deputetit Ilir Pendavinji, ku u filmua duke biseduar me deputetin Bledi Çuçi. Më vonë, ajo u zhvendos në vendin e saj, pranë ish-kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Sipas pamjeve nga salla, Nikolla nuk shkëmbeu komunikim me Spiropalin gjatë qëndrimit të tyre pranë njëra-tjetrës. Ndërkohë, në të njëjtën zonë ndodhej edhe deputetja Iris Luarasi, e cila në ato momente po fliste në telefon.

Advertisement