✦
Thinking ...
Connect with us

Bota

KHAMENEI NUK KA VDEKUR, CEREMONIA E VARRIMIT ISHTE VETEM TEATER PER PUBLIKUN

Konspiracionisti i njohur Alfred Cako ka hedhur akuza të forta dhe teori të reja lidhur me zhvillimet gjeopolitike botërore, duke u ndalur veçanërisht te situata në Iran dhe marrëdhëniet mes fuqive të mëdha.

Sipas tij, bota drejtohet nga një “klub i madh mafiozësh”, ku përfshihen emra si Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, të cilët veprojnë në koordinim të plotë me njëri-tjetrin.

Një nga deklaratat më shokuese të Cakos lidhet me ish-liderin suprem të Iranit. Ai pretendon se vdekja e tij mund të jetë një mashtrim i madh dhe se ceremonitë e varrimit ishin thjesht skenografi për opinionin publik.

Ai tha se Ajatollahu ishte “njeriu i tyre” dhe u instalua në pushtet me ndihmën e Francës për të përmbysur Shahun e Iranit, i cili po e shndërronte vendin në një shtet modern, të zhvilluar dhe me kulturë laike.

Cako shton se sionistët nuk ishin të interesuar për një Iran të përparuar dhe perëndimor, prandaj mbështetën ardhjen e klerikëve në pushtet për ta kthyer vendin në një shtet obskur dhe fetar. Sipas tij, kjo strategji shërbeu për të ndryshuar rrënjësisht stilin e jetesës, veshjen dhe kulturën që po e afronte popullin iranian me modelet perëndimore.

Alfred Cako: Këta janë të gjithë bashkë, janë një klub i madh mafiozësh që këta politikanë që drejtojnë botën nga të gjitha krahët. Trumpi, ky Ajatollahu që ishte aty edhe unë mendoj që Ajatollahu mund të mos ketë vdekur fare, janë të gjitha mashtrime ato që kanë bërë për varrimet.

overlay-cleverUnë mendoj, ka qenë njeriu i tyre, ai nuk mund të vritej kurrë. E dërguan nga Franca, francezët e kanë dërguar, hoqën Shahun, i cili po e bënte Iranin një shtet modern, shumë të zhvilluar dhe sionistëve nuk ju interesonte dhe ju interesonte ta bënin një shtet obskur, të futur thellësisht në çështjet e fesë, në lidhje me veshjet, me domethënë ndryshuan, devijuan të gjitha ato, ai stili modern ku kishte hyrë Irani perëndimor i sjelljes, i veshjes, i kulturës që po i largohej domethënë animit nga kultura fetare po anonte më shumë nga kultura laike dhe kishte këto modelet perëndimore më shumë si objektiva për të ndjekur. Dhe për këtë arsye Izraeli, sionistët vendosën që ta përmbysnin Shahun edhe të sillnin disa klerikë në krye të shtetit të Iranit. Po kështu unë mendoj që dhe Putini, dhe Xi Jinping-u në Kinë janë bërë të gjitha eksperimentet e para. Në Kinë filloi plandemia, në Kinë janë këto Smart Cities ku gjithçka kontrollohet me kamera.
Advertisement