✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

MOS E BESO PO DESHE/ CAKO ZBULON SI DO PUSHTOHET SHQIPERIA: DO SJELLIN 100 MIJE ÇIFUTE

Konspiracionisti Alfred Cako ka ngritur një sërë pretendimesh lidhur me ndikimin e shërbimeve sekrete, interesat ndërkombëtare dhe të ardhmen e Shqipërisë, gjatë një interviste

I pyetur për paralajmërimin e ambasadës amerikane lidhur me mundësinë e sulmeve terroriste në Shqipëri, Cako deklaroi se alarme të tilla mund të lidhen me veprimtarinë e shërbimeve sekrete, duke hedhur dyshime mbi motivet që qëndrojnë pas tyre.

“Shërbimet sekrete kanë shumë para, kanë shumë agjentë, kanë shumë të rekrutuar dhe në qoftë se ata planifikojnë të bëjnë diçka, e bëjnë dhe ia hedhin gjoja terroristëve”, u shpreh Cako.

Sipas tij, aktorë të caktuar ndërkombëtarë kanë interes që kryeministri Edi Rama të vazhdojë të qëndrojë në pushtet, për shkak të marrëveshjeve dhe lëshimeve që ai pretendon se janë bërë në favor të interesave të huaja.

“Duan ta mbajnë sepse iu dha Sazanin, iu dha Zvërnecin, po u bën tolerime të mëdha, po përpiqet t’u krijojë koloni izraelitëve”, deklaroi Cako.

Ai pretendoi se pas këtyre zhvillimeve qëndron një projekt më i gjerë për zhvendosjen e një pjese të popullsisë izraelite drejt vendeve të tjera, përfshirë Shqipërinë dhe disa shtete të Evropës Lindore.

overlay-cleverSipas Cakos, pasiguria në Lindjen e Mesme dhe konfliktet ku është përfshirë Izraeli mund të nxisin kërkimin e territoreve të reja për vendosjen e shtetasve izraelitë.

“Është plani që në Shqipëri të vendosen rreth 100 mijë çifutë”, deklaroi ai, pa paraqitur dokumente apo prova që të mbështesin ekzistencën e një projekti të tillë.

Cako përmendi gjithashtu Malin e Zi, Kroacinë, Slloveninë, Serbinë, Hungarinë, Poloninë, Ukrainën dhe vendet baltike si territore që, sipas pretendimeve të tij, mund të përfshihen në një skenar të ngjashëm. Ai e lidhi këtë teori edhe me masonerinë, duke iu referuar pretendimeve për një plan të fshehtë që synon nxitjen e konflikteve ndërmjet komuniteteve fetare dhe ndryshimin e ekuilibrave gjeopolitikë. Në vijim, Cako pretendoi se pengesat në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë janë pjesë e një strategjie për ta mbajtur vendin të dobët dhe më të ekspozuar ndaj ndikimeve të jashtme.

“Këta luajnë edhe këto skemat e ndryshme që këtu vendi të mos zhvillohet”, u shpreh ai.

-Pjesë nga intervista:

– Tani, nuk e di nëse ke parë një reagim të sotëm të ambasadës amerikane që bën thirrje për kujdes sidomos shtetasve të saj sepse nuk përjashtohen sulmet e mundshme terroriste sidomos në këtë periudhë prag festash me dyndjen në ambiente të ndryshme. Ka vend për panik apo këto janë alarme që i kërkon protokolli rutinë?

Alfred Cako: Shiko, këto janë punë shërbimesh sekrete. Shërbimet sekrete kanë shumë para, kanë shumë agjentë, kanë shumë të rekrutuar dhe në qoftë se ata planifikojnë të bëjnë diçka, e bëjnë dhe ia hedhin gjojas jo terroristëve, jo këtyre. Këta mund të jenë të shqetësuar se duan ta mbajnë Edi Ramën këta ndërkombëtarët, që nga Trumpi dhe bëhet i vet dhe sionistët.

-Pse duan ta mbajnë?

Alfred Cako: Po duan ta mbajnë sepse ju dha Sazanin, ju dha Zvërnecin, po i bën tolerime të mëdha, po përpiqet t’ju krijojë koloni izraelitëve sepse izraelitët janë shumë të shqetësuar se kauza e tyre politike është duke rënë, sionizmi është duke rënë. Izraeli ka shumë mundësi që të shpartallohet në këto luftëra që po zhvillohen, ashtu siç e ka parashikuar edhe një nga masonët më të rëndësishëm e kam thënë herë pas here, Albert Pike, i cili ka thënë që luftën e tretë botërore do ta fillojmë duke i puthur sionistët me muslimanët në luftë dhe do t’i shkatërrojmë të dyja palët dhe në fund do fitojnë ateistët. Ky është plani i madh i masonerisë. Dhe çifutët, sionistët, izraelitët duan toka të reja për t’u vendosur dhe disa nga tokat ku ata mendojnë të shkojnë se janë rreth 10 milionë izraelitë, domethënë çifutë në Izrael, dhe këta mendojnë të shkojnë në disa vende si Argjentina, tash këto kohët e fundit ia kanë vënë syrin Floridës në Shtetet e Bashkuara që të popullojnë, shumicën e banorëve ta popullojnë sionistët ashtu si në New York.

Dhe këta njëkohësisht një pjesë e madhe e tyre që mund të jenë tre, katër apo pesë milionë mund të vendosen nga Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Serbia, Hungaria, jo Austria, e lënë jashtë Austrinë, janë skemat e këtyre që duan ta bëjnë, Çekia, Polonia, Ukraina dhe vendet baltike. Këta duan të vendosin rreth 3-4 milionë banorë nga popullatat e tyre dhe 3-4 milionë të tjerë siç e thashë në Argjentinë dhe Shtetet e Bashkuara kryesisht, dhe është plani që në Shqipëri të vendosen rreth 100 mijë çifutë dhe janë këta që luajnë dhe këto skemat e ndryshme që këtu vendi të mos zhvillohet.

Advertisement