Connect with us

Aktualitet

Besim i palëkundur prej më shumë se 24 vjetësh/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut shqiptar të sigurimeve

Pavarësisht se prej 1999-ës në tregun e sigurimeve janë futur shumë aktorë të rinj dhe dinamikat e tij kanë ndryshuar, vetëm një gjë ka mbetur konstante dhe e pandryshuar: besimi i qytetarëve ndaj kompanisë SIGAL UNIQA Group Austria.

Si në sigurimet e Jo-Jetës, që përbëjnë edhe përqindjen më të madhe në treg, ashtu edhe në ato të Jetës, SIGAL UNIQA vijon të mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri. Ky fakt vërtetohet edhe nga raporti më i fundit i AMF, për ecurinë e tregun e sigurimeve për periudhën janar-maj 2023. Sipas raportit, kompania pjesë e gjigandit austriak “UNIQA Insurance Group” ze 29% të tregut në sigurimet e Jo-Jetës, aty ku operojnë 8 kompani. Dhe mbi 43% në Sigurimet e Jetës ku operojnë 4 kompani. Në Sigurimet e Jo-Jetës, gjatë periudhës janar-maj 2023, SIGAL UNIQA numëron 2,4 miliardë Lekë prime të shkruara.

Tregu në Sigurimet e JO-JETËS 

Por që të ruash një besim kaq konstant për një kohë kaq të gjatë, sigurisht që duhet të jesh pranë klientëve me pagimin e dëmeve atëherë kur ata kanë më shumë nevojë. Dhe këtu SIGAL UNIQA rezulton sërish kompania numër 1 duke zënë mbi 23% të të gjithë totalit të dëmeve të paguara nga 8 kompanitë. Thënë në shifra konkrete, për 5 mujorin e parë 2023, kompania ka paguar mbi 570 Milionë Lekë dëmshpërblime.

Dëmet në Sigurimet e JO-JETËS 

Edhe në Sigurimet e Jetës, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria vijon të mbetet lidere e tregut duke zënë mbi 43% të tij.

Tregu – Sigurimet e JETËS 

Edhe sa i përket dëmeve të paguara, SIGAL LIFE qëndron në krye mes 4 kompanive duke paguar mbi 51% të totalit të dëmshpërblimeve.

Dëmet në Sigurimet e JETËS 

Sipas shifrave të AMF, nëse do të llogarisim totalin e tregut të sigurimeve në Shqipëri, Jo-Jetë dhe Jetëm ku operojnë 12 kompani, SIGAL UNIQA Group Austria ze 30% të tij.

PSE KY BESIM I PALËKUNDUR TEK KJO KOMPANI?

Shërbimi profesional ndaj klientëve, pagimi i drejtpërdrejtë i dëmeve dhe risitë që sjell vazhdimisht në treg janë disa prej arsyeve pse SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.

Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, mbi 2100 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë në mbi 1100 zyra në 3 shtete (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut) me standarte tërësisht europiane duke qenë pranë mbi 1 milion klientëve atëherë kur ata kanë më shumë nevojë.

Ndaj, edhe sot, pas më shumë se 24 vjetësh, kjo kompani mbetet adresa numër 1 për cilindo qytetar që do të sigurojë jetën, shëndetin, pronën, automjetin e çdo gjë tjetër me vlerë.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al 

E-mail:  [email protected] 

Whatsapp: 0686062829

Aktualitet

Vrasja e të moshuarve në Dropull, shoqërohen 9 banorë në Komisariat, çfarë gjeti policia

9 banorë të fshatit Bodrishtë dhe një bari shtegëtar të imëtash janë shoqëruar nga policia e Gjirokastrës, nën cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin ndaj dy të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia bashkëshortë mes tyre.

Deri tani të shoqëruarit janë banorë që jetonin në afërsi të banesës së çiftit, persona me të cilët mund të kenë pasur debate për kufijtë e pronës si dhe bariu që nuk është banor i fshatit, por që mendohet se mund të ketë qenë në rrugën para banesës në momentin e krimit e që dyshohet se ka dijeni për të.

Policia gjithashtu ka gjetur një levë hekuri në pjesë e pasme të banesës objekt që është marrë në konsideratë në cilësinë e provës pasi dyshohet se të moshuarit kanë marrë goditje nga i njëjti objekt, burri në pjesën anësore të kokës dhe gruaja në pjesën e shpinës. Goditjet sipas ekspertëve kanë qenë vdekjeprurrëse sepse janë shkaktuar nga një mjet i fortë.

Hetuesit janë duke pritur analizat e ADN-së për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen dhe identifikimin e autorit të këtij krimi.

Continue Reading

Aktualitet

SKEMA PIRAMIDALE/ SPAK merr në dorë grupin e mikrokredive, zbulohen 8 emrat e parë që do japin llogari para drejtësisë

Një ditë pasi ZËRI publikoi detaje nga komunikimi mes Bankës së Shqipërisë dhe Prokurorisë së Posaçme, ku BSH-së dhe guvernatorit Gent Sejko i kërkohet llogari dhe informacion se përse lejoi aktivitetin e Microcredit Albania dhe Final, sot hetimi ka avancuar. Në ditët në vijim, SPAK do të regjistrojë një dosje penale, që siç ZËRI e ka njoftuar dhe paralajmëruar shumë kohë më parë, do të jetë çmontimi i një prej skemave piramidale më të mëdha që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Hetimi i dhënies së mikrokredive abuzive me norma interesi stratosferike dhe të përballueshme u kthye në makthin e mijëra qytetarëve që ranë në grackën e një kredie të shpejtë dhe pa shumë dokumenta, por që më pas u përballën me studio ligjore të licensuara nga Banka që iu mori paratë me metoda nga më të ndryshmet.

Pas hetimit të prokurorit Leonard Filopati, dosja i kaloi SPAK, pasi dyshimet e prokurorisë së Tiranës ishin se nuk kemi të bëjmë vetëm me një proces abuziv, por me veprime që i përmbajnë të gjitha elementët e një grupi të strukturuar kriminal, ku të përfshirë janë MCR, Final, Fondi Besa dhe dhjetra përmbaruesë.

Të ndihmuar nga lidhjet në Bankën e Shqipërisë, ata zhvatën qytetarët duke iu marrë paratë e mikrokredive përfshirë interesat, gjobat dhe kamatvonesat.

Aktualisht në dosjen e SPAK rreshtohen emrat e përmbaruesve: 

Lefter Cenaj,

Helidon Xhindi,

Fatos Alimadhi,

Saimir Dogjani,

Astrit Kaptelli,

Rrok Deda

dhe Altin Vako.

Ata deri në këtë kohë kanë punuar për MCR, “Micro Credit Albania”, institucion mikrokredie që deri pak kohë më parë kontrollohej nga Olsi dhe Elda Ibro, burrë e grua, tashmë në arrati dhe administratori Andis Gjoka.

Kompania tjetër, Final Shpk, zotërohet nga çifti tjetër Arben Meskuti dhe Vasil Bakallbashi.

Janë mijëra dosje që janë kryer në mënyrë fiktive duke iu marrë qytetarëve prona e asete për shuma qesharake parash të dhëna me mikrokredi.

Prokuroria e Tiranës i kërkon SPAK të regjistorjë hetimin me akuzat si “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Mospagim taksash”, “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”. Në dosje janë gjithashtu të përmendur edhe zyrtarë të Bankës së Shqipërisë, përfshirë edhe Guvernatorin Gent Sejko dhe zv,guvernatorin Deniz Derralla, të cilët dyshohet si kanë hapur derën jeshile kësaj skeme duke i lejuar këto institucione të zhvasin qytetarët, në një treg që mendohet se kap vlerën e gati 500 milionë eurove.

Por çfarë është ky skandal për të cilin flitet pak? 

Prej 6 muajsh, ZËRI denoncon dhe grumbullon dëshmi të viktimave që ranë pre e njoftimeve grackë për të marrë kredi në zyra mikrokredie. Këto zyra përmes njoftimeve online dhe në televizione, krijuan një perceptim të gabuar te qytetarët se ishin njësoj si bankat e tjera. Në fakt, në realitet këto zyra japin kredi shpejt dhe me norma përtej normales. Pa asnjë filtër, Kredo, Iutecredit apo Fondi Besa, iu japin qytetarëve mikrokredi në situata që ata nuk munden dot kurrsesi ti paguajnë. Këtu nisi dhe kalvari i abuzimeve. Kreditë e këqija të mikrokredive përfshirë dhe ato të bankave iu shitën MCR, ku në një rast, vetë gruaja e guvernatorit Gent Sejko, në postin e drejtoreshës së Tirana Bank, shiti 5 mijë kredi me një të rënë të lapsit te dyshja Olsi dhe Elda Ibro, të cilët me licencën e dhuruar nga Guvernatori nisën presionet dhe shantazhet mbi viktimat për të mbledhur paratë. Bashkë me ta, në treg janë dhe qindra zyra ligjore që ushtrojnë presion për mbledhjen e parave duke shkelur haptaz ligjin për njoftimin, kamatvonesat apo kalimin e çështjes në gjykatë. Tashmë çështja është në duart e SPAK dhe kutia e “Pandorës” pritet të hapet. Kush i lejoi, për kë punuan këta agjentë mikrokredie dhe ku abuzuan ata, këto janë disa nga pyetjet që shtrohen sot? SPAK duhet ti japë një përgjigje!/ Marrë nga Zëri.

Continue Reading

Aktualitet

Shqipëria renditet e para në botë me performancën më të mirë në transportin ajror

Shqipëria vazhdon të ketë rritjen më të lartë të numrit të pasgjerëve që udhëtojnë në rrugë ajrore, që prej vitit 2019, viti kur pandemia goditi ndjeshëm këtë industri.

“Airport Council International”, zhvillon një studim përmes të cilit mat rritjen e aeroporteve të vendeve të ndryshme, krahasuar me vitin 2019. Shqipëria kryeson këtë listë prej disa kohësh, ku muaji Mars 2024 kap shifrën rekord me një diferencë prej 233.3% krahasuar me muajin mars 2019. “Airport Council International” është një organizatë botërore për autoritetin e aeroporteve, që ka për qëllim unifikimin e praktikave dhe standardeve për të gjithë aeroportet e botës. Kjo organizatë është themeluar më 1991, me zyra qendrore në Montreal, Kanada dhe anëtarët e saj operojnë në pothuajse 2000 aeroporte.

Vetëm gjatë 4 muajve të parë të vitit 2024, në TIA kanë udhëtuar mbi 2.7 milion pasagjerë, duke çuar në 65% rritje nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Me këto shifra, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës tejkalon edhe atë të Sofies duke u bërë një nga aeroportet më të sukseshëm në Ballkan.

Shqiperia

Tendenca për rritje si dhe shtimi i destinacioneve të reja përgjatë sezonit turistik, kanë rritur optimizmin e drejtuesve të aeroportit, të cilët parashikojnë një shifër që pritet të tejkalojë 9.3 milion pasagjerë, deri në fund të vitit 2024.

 

 

Tashmë ka nisur faza e tretë e zgjerimit, përmes të cilit do të trefishohen sipërfaqet e terminalit. Gjithashtu, po punohet për zgjatjen e pistës dhe janë duke u shtuar edhe vend-qendrime të reja për avionët, për të përmbushur kërkesat e linjave trans-oqeanike. Në muajin qershor të vitit 2023 përfundoi faza e dytë e zgjerimit dhe po punohet me rritme të shpejta për përfundimin e fazës së tretë ku ku do të shtohen rreth 50 000 m2.

Investimet e mëdha që Kastrati Group ka kryer në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, kanë sjellë një numër më i madh linjash ajrore, kontrata të reja, të shtohen destinacione, të rriten mundësitë për udhëtime direkte në shumë qytete të botës si edhe të vijnë më shumë vizitorë prej këtyre vendeve. Në 3 vitet e fundit Kastrati Group ka arritur të realizojë rreth 85% të investimeve që ishin parashikuar të kryheshin deri në vitin 2040 dhe mbi të gjitha dhe shumë investime të reja për të përballuar fluksin e lartë të pasagjerëve në TIA.

Continue Reading

Aktualitet

Keni bërë plane për fundjavën? Mësoni fillimisht si parashikohet moti

Fundjava do të sjellë kushte atmosferike të paqëndrushme. Një mot i tillë u duk që në nisje të ditës së premte, ku mëngjesi pati prezencë të reshjeve të shiut në pothuajse të gjithë vendin.

E shtuna dhe e diela, po ashtu do të kenë në pjesën më të madhe të kohësh reshje shiut, ku herë herë do të jenë me intensitet të lartë.

Kjo situatë pritet të vijojë deri ditën e shtunë. Sa i takon motit në ditën e dielë, do të ketë një rritje të temperaturave. Vranësirat do të jenë prezente, ku në intervale të shkurtra kohore në disa pjesë të vendit do të ketë reshje të pakta shiu.

Sa i takon fillimit të javës, situata do të jetë më e qetë. Dita e hënë nuk parashikon të ketë prezencë të shiut, por nuk do të mungojë koha me vranësira.

Ndërkohë e marta do të jetë ajo që në mbrënje do të risjellë rëshjet e shiut, por do të jenë vetëm në zonat qëndrore.  Dita e mërkurë parashikohet të jetë me diell dhe me mot të qëndrueshëm.

Continue Reading

Aktualitet

Dosja”5D”/ Apeli rrëzon kërkesën e 5 zyrtarëve të bashkisë Tiranë, lë në fuqi masën e sigurisë të GJKKO

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 05.05.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 18 akti, datë 29.04.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim R.M., M.Q., T.T., J.Z. dhe E.Z., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 28, datë 28.03.2024, verifikuar me vendimin nr. 35, datë 30.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 28, datë 28.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa i përket disponimeve kundrejt apeluesve z. J.Z., z. T.T., znj. E.Z., z. M.Q. dhe z. R.M.

 

 

Miratimin e vendimit nr. 35, datë 30.03.2024 të të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa i përket disponimeve kundrejt apeluesve z. J.Z., z. T.T., znj. E.Z., z. M.Q. dhe z. R.M.

Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING