✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Merz pret Ramën, tryeza ku diskutohet e ardhmja e Ukrainës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Berlin, ku është pritur në Kancelarinë Federale nga kancelari gjerman Friedrich Merz. Rama do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”, i organizuar me ftesë të kreut të qeverisë gjermane.

Në qendër të diskutimeve pritet të jenë garancitë e sigurisë për Ukrainën në rast të përfundimit të luftës me Rusinë, si dhe plani për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Ata pritet të zhvillojnë bisedime me zyrtarë ukrainas dhe përfaqësues evropianë, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.

Advertisement