Connect with us

Aktualitet

Nuk mund të jesh tradhtar, nëse mbron sovranitetin shtetëror – Shkrim nga Skënder Kapiti

Në demokraci, kërcënimi më i madh sovranitetit kombëtar i vjen nga korrupsioni, gjë për të cilat janë shprehur edhe të gjithë presidentët dhe kryetarët e shteteve të vendeve demokratike dhe aleatët e shqiptarëve. Dhe kjo është edhe arsyeja se përse edhe SHBA dhe BE ia imponuan politikës së Tiranës Vetting-un në drejtësi dhe ngritjen Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion, SPAK-un. Aktualisht, këtë detyrë kombëtare e shtetërore, atë të mbrojtjes së sovranitetit shtetëror të Kosovës dhe të luftës kundër korrupsionit po e kryen mjaft mirë qeveria aktuale, si qeverisja më e mirë, më e përgjegjshme dhe më shërbëtore e shembullore ndaj shtetit, qytetarëve dhe kombit. Kjo gjë ka shqetësuar shumë sidomos Serbinë, Rusinë dhe aleatët e Serbisë, por edhe disa politikanë e shtetarë evropiane, por fatkeqësisht pothuajse edhe gjithë politikën e mediat në Shqipëri si dhe opozitën politike në Prishtinë.

Advertisement