Aktualitet
Rama korr frytet e para nga “mbështetja” e Blinken – Shkrim nga Namir Lapardhaja
Ata që e interpretuan vizitën e aekretarit amerikan të Shtetit si mbështetje ndaj qeverisë së Edi Ramës, e morën përgjigjen me paraqitjen e Damian Gjiknurit në ambientet e SPAK. Takimi me drejtuesin e SPAK dhe kupolës së drejtësisë së re, në prezencën e kreut të qeverisë, ishte një mesazh i qartë për mbështetje të SHBA ndaj drejtësisë dhe një dritë jeshile për të hetuar këdo që është zhytur në afera korruptive, përfshi edhe kryeministrin apo kryetarin e bashkisë së Tiranës.