Sport
Kombëtarja shqiptare synon lojtarin e Chelseas
Armando Broja nuk është aktivizuar shumë me Chelsean, por sa herë që është thirrur në apel, ka dhënë shkëndijat e tija. Vetëm goli i ka munguar sulmuesit shqiptar, që do ta kishte çliruar edhe më shumë në lojën e Bluve, pse jo, për të fituar edhe një vend në formacionin stabël.
Muaji gusht ishte shumë i nxehtë për të, për shkak se emri i tij ishte gjatë gjithë kohës në merkato, por me mbylljen e saj dhe me zgjatjen e kontratës, Broja duket i fokusuar totalisht në fushën e lojës. Dhe tani vjen grumbullimi me Kombëtaren.
Shtatlarti kuqezi vjen i uritur për të shënuar, në një kohë që Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për kontributin e tij, në dy sfida vendimtare, atë me Izraelin dhe Islandën.
Broja ka treguar se edhe i vetëm mund të zgjidhë ndeshjet, mjaftojnë dy ndeshjet kundër Hungarisë për të parë sa vendimtar është për grupin kuqezi. Njëkohësisht, një paraqitje e mirë, e shoqëruar me gola, do të ndikonte edhe për trajnerin e ri Potter te Chelsea, për ta nisur titullar, pse jo për të shënuar edhe me blutë.