Connect with us

Kronike

Plas sherri mes çiftit, burrë e grua rrahin njëri-tjetrin (DETAJET)

Policia e Peqinit, ka referuar një rast të pazakontë,  ku një çift bashkëshortësh, kanë  dhunuar fizikisht njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Për pasojë, autoritetet nisën hetimet ndaj tyre, në gjendje të lirë.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. B., 40-vjeç dhe për bashkëshorten e tij, shtetasen H. B., banuese në Peqin, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit, për motive të dobëta”, njofton policia.

Advertisement