Politike
Jorida Tabaku refuzon Berishën? Nuk pranon vendin në kryesi nga Bardhi
Jorida Tabaku nuk u shfaq në selinë e PD, as pas ofertës se Foltoristëve, për ta afruar.
Deputetja demokrate nuk e ka thënë fjalën e saj, nëse do e pranojë apo jo postin që i afrohet, ai i anëtares në Kryesi, por mungesa e saj nuk lë shumë vend për interpretim. Tabaku ka qenë e qartë në qëndrimin e saj se nuk njeh as Bashën e as Berishën si kryetar.
Flamur Noka propozoi pakten e tij të posteve të reja për grupin Bardhi, fillmisht në Kryesinëe Rithemelimit. Por ai që ishte praktikisht emërim i Bardhit dhe i
Gjekmarkajt në postet e nënkryetareve, nuk u prit krah hapur nga të gjithë dhe mbledhja pati diskutimet gati 3 orëshe. Kritika më e qartë erdhi nga ish nënkryetarja Jozefina Topalli.
Sipas një vendimi unanim, vendimarrja u vendos që të merret tek Këshilli Kombëtar, që u mblodh menjeherë dhe ndryshimet në statut shkuan si propozim të kryetarit, pra Berishës.