Connect with us

Aktualitet

‘Beleri’, simbol i debilizimit të debatit publik – Andi Bushati

Po të analizosh i shkëputur nga tirania e çastit, qoftë shkatërrimi i drejtësisë, qoftë normalizimi i proceseve me prova të manipuluara, qoftë banalizimi i gjykimit me urdhër politik janë, të gjitha së bashku, dëmi më i vogël i asaj që na dëshmoi çështja Beleri. Kostoja më e madhe është debilizimi i debatit publik, në një shkallë të paimagjinueshme dhjetë muaj më parë, kur kandidati minoritar i opozitës për bashkinë e Himarës, u burgos me akuzën për blerje votash. Që nga ajo ditë e 12 majit e deri më sot, personalisht, kam marrë pjesë në dhjetra debate televizive, në emisione të ndryshme, por në asnjë, absolutisht në asnjë, nuk kam arritur të zhvilloj një bisedë normale, ku faktet konkrete që janë në dëm të të akuzuarit krahasohen me provat që ai ka në favor.

Advertisement