Connect with us

Sport

Moment i vështirë te Fulham për Brojën, trajneri e lë jashtë planeve

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht kësaj, situata te Fulhami i ëshët komplikuar së tepërmi.

Trajneri marco Silva e ka dërguar sulmuesin shqiptar në tribunë në derbin ndaj Tottenhamit, teksa për median britanike ka deklaruar se bëhet fjalë për një vendim teknik, duke qenë se është rikthyer edhe sulmuesi tjetër Raul Jimenez.

“Është vetëm një vendim teknik, asgjë më shumë. Sulmuesi titullar është Muniz dhe kam një tjetër sulmues në stol, Jimenez. Ne kishim nevojë për një sulmues të dytë dhe vendosëm për të mbajtur Raul. Ishte një vendim vërtet i vështirë, nuk ka dyshime për të”, u shpreh trajneri i Fulham.

Natyrisht një lajm mjaft i keq për Brojën, që në fillim të shkurtit u transferua në huazim te Fulhami për të marrë më shumë minuta, por aventura në klubin tjetër londinez nuk po rezulton aspak sipas pritshmërive.

Fill pas transferimit të Brojës, sulmuesi rezervë i Fulhamit, Rodrigo Muniz shpërtheu me gola, asiste e lojë të bukur, duke mos lëshuar vendin e titullarit. Ndërkohë aktualisht është rikthyer edhe meksikani Raul Jimenez, sulmuesi 32-vjeçar që ka lënë pas dëmtimin dhe është gati të rimarrë vendin e tij në 11-she.

Tashmë Brojës do t’i duhet të punojë shumë më tepër për të fituar hapësira te Fulham, pasi ka nevojë për minuta në mënyrë që të bindë trajnerin Sylvinho t’i japë një biletë për në Europianin e Gjermanisë.

Sport

Përmbysje e çmendur e Real Madrid, spanjollët kalojnë në finalen e Champions League

Në “Bernabeu” ka qenë një ndeshje fantastike dhe me plot emocione, me Real Madrid që fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Bayern Munich, duke shkuar kështu në finale të ëembley ndaj Dortmund.

Pjesa e parë përfundoi me shifrat 0-0, por spanjollët ishin më kërkues se gjermanët. Megjithatë, gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Ishte Alphonso Davies ai i cili shënoi golin e parë në këtë sfidë, duke kaluar Bayern Munich në avantazh me një gol fantastik në minutën e 68-të.

Spajollët filluan të ishin më kërkues, edhe pse minutat kalonin. Mrekullia e madhe e kësaj sfide ndodhi pikërisht në minutat e fundit. Joselu, i sapo futur në lojë, shënoi golin e barazimit në minutën e 88-të dhe më pas golin e përmbysjes së madhe në minutën e 91-të, duke i dhënë kështu biletën e finales “Los Blancos”.

Me rezultatin e përgjithshëm 4-3, Real Madrid do të ndeshet në finalen e Champions League ndaj Borussia Dortmund.

Continue Reading

Sport

Barcelona mendon rikthimin e Luis Enriques

Barcelona vendosi të vazhdonte bashkëpunimin me Xavi Hernandezin. Pasi deklaroi, fillimisht, se do të largohej në fund të sezonit, trajneri bëri prapakthehu dhe u bind nga katalanasit për të qëndruar dhe një tjetër vit.

Klubi “blaugrana” ka filluar menjëherë të mendojë për atë çfarë e pret në vitin pasardhës. Emri i parë në listën e dëshirave për të drejtuar ekipin është Luis Enrique.

Enrique gëzon vlerësim maksimal në hierarkinë e Barcelonës, por edhe te tifozët, për trashëgiminë që ka lënë në skuadër.

Trajneri spanjoll fitoi “tripletën” e famshme me ekipin “blaugrana” në vitin 2015, duke ndjekur të gjitha principet e lojës katalanase, duke aplikuar tiki-taka-n dhe një futboll dëfryes.

Ndryshe nga periudha e parë kur mori në drejtim Barcelonën në 2014, eksperienca e radhës për Enrique-n tek katalanasit, për të cilën mund të hiqte dorë menjëherë nga PSG, do të jetë ndryshe.

Pasi Barcelona ka nevojë për ndërtim nga e para, ndryshe nga periudha e para 10 viteve, kur katalanasit ishin ekipi më i mirë në botë.

Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë gjërat deri në fund, por aktualisht Barcelona e ka gjetur zëvendësuesin e Xavi Hernandezit, kur 44-vjeçari të largohet në vitin 2025.

Continue Reading

Sport

PSG nuk ia del, Dortmund finalisti i parë i Champions League

Borussia Dortmund është finalisti i parë i Champions League për sezonin 2023-24, ndeshje e cila do luhet më 1 qershor në Uembley të Londrës.

Gjermanët fituan po 0-1 kundër PSG-së në gjysmëfinalen e kthimit në “Parkun e Princave” në Paris, rezultat i njëjtë me duelin e një jave më parë. Me rezultatin e përgjithshëm 2-0 Dortmundi eliminon PSG-në dhe kthehet pas 11 vitesh në finalen e Champions League.

Dueli i mbrëmjes së sotme u vendos nga Matts Hummels në minutën e 50-të. Krosimi i Brandt nga këndi u shfrytëzua mirë nga mbrojtësi, që me kokë mposhti Donnarumman.

PSG u përpoq të reagonte dhe goditi katër herë shtyllën, por pa mundur të gjente rrjetën. Në fund të 190 minutave Dortmundi merr biletën e parë të finales dhe pret ndeshjen e nesërme mes Real Madrid – Bayer Munich (2-2) për të mësuar rivalët.

Nuk përjashtohet mundësia që pas 11 vitesh të përsëritet finalja e 2013 mes Dortmund dhe Bayern Munich, fituar nga bavarezët. Kujtojmë se Dortmund e ka fituar Champions League në vitin 1997.

Continue Reading

Sport

Vera e “divorcit”, Broja dhe Chelsea drejt ndarjes së rrugëve, e ardhmja në pikëpyetje

Armando Broja po mendon seriozisht të ndajë rrugët me Chelsean në fund të sezonit. Pas një periudhe të gjatë “shtegtimesh”, sulmuesi shqiptar e ka kuptuar se te Blutë e Londrës te gjesh hapësira është një mision i vështirë.

Aktualisht Broja luan te Fulham si i huazuar dhe do të kthehet te Chelsea në verë, por si duket vetëm përkohësisht. Për lojtarin e Kombëtares ka interes nga klube të ndryshme, por duhen parë me detaje ofertat, të cilat për të bindur gjigandët anglez, duhet të jenë të kënaqshme

Continue Reading

Sport

Trajneri i Dortmund: Të shkojmë deri në fund të këtij rrugëtimi, ndaj PSG japim shpirtin në fushë

Numri një i stolit të Dortmund, Edin Terzic doli në konferencë para aktit të dytë gjysmëfinal në Champions ndaj PSG.

“Dy skuadrat u përballën edhe në fazën e grupeve dhe në Parc des Princes u mbyll 2-0 për vendasit. “Ne nuk ishim të kënaqur me ndeshjen këtu në Paris. Në atë kohë ne nuk kishim folur ende me njëri-tjetrin dhe po përpiqeshim të kuptonim diçka, kështu që morëm një qasje mbrojtëse”

“Kemi pasur shumë biseda. Para ndeshjes plani dukej mjaft i mirë, por ekzekutimi nuk ishte i mirë. Na mungonte guximi. Javën e kaluar në Dortmund treguam se mund të bëhet në një mënyrë krejtësisht tjetër”, shtoi ai.

“Nëse kemi arritur deri këtu, duam të bëjmë edhe më mirë dhe të shkojmë deri në fund për të fituar titullin. Kemi një ëndërr të madhe dhe mezi presim ta realizojmë atë. Ajo që bëmë javën e kaluar mund të mos jetë e mjaftueshme. Ajo që nuk na pëlqeu ishte se kishim katër lojtarë që mbroheshin kundër Mbappé. Ne gjithashtu e dimë se ata do të bëjnë më mirë nesër, kështu që duhet të gjejmë ekuilibrin që nuk e kishim javën e kaluar” – Tha ai,

Continue Reading
Advertisement

TRENDING