Connect with us

Sport

Ndeshja me Suedinë, Sylvinho i beson sulmin Brojës, ndryshimet në formacion

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, do të zhvillojë mbrëmjen e sotme ndeshjen e dytë miqësore, në kuadër të parapërgatitjes së Euro 2024. Disfata ndaj Kilit ka lënë pas zhgënjimin, por tekniku brazilian i pankinës Silvinjo pret reagim nga kuqezinjtë.

Si asnjëherë më parë, trajneri brazilian pritet të bëjë 7 ndryshime në formacion, por ky është një test shumë i rëndësishëm para Evropianit dhe Silvinjo kërkon t’i shikojë në fushë ata që kanë luajtur pak.

Në portë gjatë ndeshjes së sotme do të kthehet Etrit Berisha, në krahun e majtë të mbrojtjes konfirmohet mitaj, ndërsa në të djathtë Balliu do të ul në stol Hysajn

Në zemër të mbrojtjes kapiteni Gjimshiti së bashku me Marash Kumbullën. Binomi Asllani-Ramadani nuk ndryshon, përpara tyre pak më i avancuar pritet të luajë Ernest Muçi.

Në korsinë e majtë të sulmit Arbër Hoxha, ndërsa në të djathtë Arbnor Muçolli në mbështetje të Armando Brojës në majtën e sulmit.

Ky pritet të jetë formacioni i Suedisë: Robin Olsen, Victor Lindelöf, Isak Hien, Ludëig Augustinsson, Emil Holm, Alexander Isak, Jens Ctrabajo, Mattias Svanberg, Viktor Gyökeres, Anthony Elanga dhe Emil Forsberg.

Sot përballja me Suedinë, Silvinjo i beson sulmin Brojës,

Suedi – Shqipëri do të zhvillohet në stadium “Friends Arena” duke nisur nga ora 19:00. Statistikat në përballjet direkte flasin për suedezët me 3 fitore, një sfidë është mbyllur në barazim, ndërsa kuqezinjtë kanë vetë një fitore në miqësoren e 2004 zhvilluar në Tiranë.

Në stadium atmosfera do të jetë e zjarrtë, 3 mijë tifozë shqiptar pritet të jenë prezent, ndërsa në total janë shitur më shumë se 20 mijë bileta për këtë miqësore.

Advertisement