Sport
Dy klube “big” pas Ruben Amorim, trajneri portugez flet për të ardhmen
Liverpool dhe Barcelona janë dy klubet të cilat do të jenë pa trajner në fund të sezonit, pasi Klopp dhe Xavi kanë njoftuar se do të largohen në qershor.Të dyja duke kërkuar një trajner të ri për sezonin e ardhshëm dhe një prej objektivave të tyre është Ruben Amorim. Tekniku portugez ka pasur një sezon fantastik me Sportingun dhe ka bërë që klubet e mëdha europiane të interesohen për shërbimet e tij.Së fundmi, Amorim ka folur për të ardhmen e tij, duke thënë se ende nuk ka marrë asnjë vendim nëse do të qëndorjë apo jo te Sporting sezonin e ardhshëm.“Nuk mund ta them siç bëri Xabi Alonso. Kemi kohë për të diskutuar të ardhmen time, do ta bëjmë atë në kohën e duhur. Tani përqëndrohemi në fitimin e titujve dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, është shprehur Amorim.