Connect with us

Politike

“Balla, zëdhënësi i krimit të organizuar në PS”/ Këlliçi: Vetëm SPAK nuk e sheh

Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi, ka komentuar deklaratën e kryedemokratit Sali Berisha para SPAK-ut, ku sipas tij, ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla del në përgjime me krimin e organizuar në Elbasan, ku kërkon vota për të burgosur kundërshtarët e këtyre bandave.

Këlliçit deklaroi se dihet që Taulant Balla është zëdhënësi i krimit të organizuar në PS, por këtë gjë nuk e sheh vetëm SPAK dhe Altin Dumani.

A e kuptoni se si funksionojnë zgjedhjet në këtë vend? Në këtë vend, vetëm në një paragraf që ka publikuar zoti Berisha sot, falenderojmë SPAK dhe Apelin e GJKKO-së, sepse i ka dhënë mundësi zotit Berisha dhe PD, që 2 herë në muaj t’i bëjnë gjyqin publik institucioneve të reja të drejtësisë dhe të publikojë fakte dhe dosje të tjera të rënda që faktojnë katërcipërisht lidhjet e krimit të PS me krimin e organizuar dhe me zyrtarët e PS. Në vetëm një paragraf janë 5 vepra penale dhe kjo historia e Taulant Ballës, ku u gradua pas vitit 2021 si Ministër i Brendshëm që për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar është ministri i emëruar nga bandat.

E njëjta gjë që ka ndodhur me 5D, ku ky fenomen dihej botërisht para se unë ta publikojë dhe në rastin e Taulant Ballës nuk ka njeri që nuk e di që është zëdhënësi i krimit të organizuar në PS. Nuk ka njeri që nuk e di që ky njeri operonte për llogari të krimit të organizuar në Elbasan.

Vetëm SPAK dhe Altin Dumani nuk arrijnë ta kuptojnë këtë gjë ose nuk i shohin sytë këtyre”, tha ai.

Advertisement