Connect with us

Politike

‘Çfarë nuk të vret, të forcon’/ Rama fjalim motivues punonjësve të Bashkisë

Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalës së tij para punonjësve të Bashkisë së Tiranës në “Sheshin Skënderbej”, ndau një mesazh “motivues”. Në fund të fjalës së tij që zgjati mbi një orë, Rama kujtoi Samitin e Komunitetit Politik të Europës që do të mbahet në Tiranë më 16 maj.

Në fund, premtoi për ditë më të mira.

“Bashkia e Tiranës ka miq të mëdhenj për të pritur më 16 Maj. Çdo gjë duhet të shkëlqejë dhe gjithkush të japë më të mirën e vetë, unë do jem këtu, me ju, me kokën lart, me zemër në vendin e duhur dhe bashkë me çdo shqiptar dhe shqiptare, që stadiumin nuk e ka vetëm për flamur, por në zemër e mendje, dritën e sy ve të vetë dhe deri te Shqipëria, që sytë i ka te Tirana. Çfarë nuk të vret, të forcon. Ditët më të mira janë të gjitha përpara,”-tha Rama.

Advertisement