Connect with us

Politike

Diskutimet me dyer të mbyllura në Këshillin e PD: U zgjodh Avokati i Popullit, një Sorosit me votat e demokratëve

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike po zhvillohet me dyer të mbyllura, ku demokratët po diskutojnë për çështje të brendshme të partisë dhe organizimin e protestës së paralajmëruar.

Sipas informacioneve për mediat, kryetari i PD, Sali Berisha ka sqaruar arsyet e shtyrjes së mbledhjes pas zgjedhjeve të 11 majit, duke e lidhur këtë me nevojën për të verifikuar rregullsitë e procesit elektoral dhe për të mbledhur raportin e OSBE/ODIHR. Ai ka kërkuar që diskutimet të fokusohen kryesisht te organizimi i protestës kombëtare, duke lënë për momentin çështje të tjera në plan të dytë.

Megjithatë, disa anëtarë të Këshillit Kombëtar kanë kërkuar që të trajtohen edhe tema të tjera, përfshirë ngritjen e një Komisioni Hetimor lidhur me mënyrën e mbledhjes së firmave për Endri Shabanin, duke reflektuar tensionet dhe interesat e ndryshme brenda strukturës së partisë.

Diskutimet:

Berisha: Ne do të përqendrojmë diskutimet vetëm tek kjo temë. Canetar është i ftuar të shprehë sugjerimet, mendimet, kritikat, duke mbetur parti e fjalës së lirë. Sot do të fokusohemi tek organizimi i protestës. Kjo protestë është vetëm fillimi.

Edi PalokaNisma nga 17 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Propozoj, meqë sot tema është protesta, të ngrihet një grup pune ndërkohë dhe ta diskutojmë në mbledhjen më të parë.

Lisander HoxhaNe besojmë që Soros është kancer për demokracinë; jo vetëm për Shqipërinë; USA etj. Në mesin tonë është e papranueshme të kemi njerëz të lidhur me këtë organizatë.

Aulon KalajaJam dakord me Lisandrin. SOROS duhet të shpallet non grata nga qeveria e ardhshme. Mendoj se PD duhet të shkojë më djathtas, duhet të jemi konservator jo të themi që jemi parti e qendrës së djathtë. Është zgjedh Avokat i Popullit, një SOROR-sit me firmat e PD. Të ngrihet Komision Hetimor për mënyren sesi u morën firmat për Shabanin.

Advertisement