✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Hekurudha Durrës-Tiranë në fazën e fundit, Rama tregon punimet në Vorë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet në stacionin hekurudhor të Vorës, duke njoftuar se projekti i linjës Durrës–Tiranë dhe lidhja e re me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit po i afrohen përfundimit.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë ka ndarë ecurinë e punimeve, duke theksuar se projekti hekurudhor ka hyrë në fazën përmbyllëse.

“Ja edhe stacioni hekurudhor i Vorës, teksa edhe Hekurudha Durrës–Tiranë, me lidhjen e re drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, po i afrohet më në fund vijës së finishit”, shkruan Rama.

Projekti synon të krijojë një lidhje hekurudhore mes Durrësit, Tiranës dhe aeroportit të Rinasit, ndërsa përfundimi i punimeve pritet të shënojë një tjetër fazë në zhvillimin e transportit hekurudhor në vend.

Advertisement