Connect with us

Politike

Rama flet për drejtesinë: Askush s’ka guxuar si ne

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Asambleja e PS ka deklaruar se qeveria e tij ka mbështetur drejtësinë dhe se falë tyre është pavarësuar.

“Ne kemi bërë atë që nuk e ka bërë askush dhe që nuk ka marrë guximin ta parafytyrojë përpara se ne të bënim. Kemi hapur një shteg historik për drejtësinë dhe e kemi hapur duke u tërhequr plotësisht nga territori i pushtetit gjyqësor.

Me fakte askush nuk mund të tregojë se ku lidhet dhe si lidhet pushteti ekzekutiv së bashku me legjislativin si shprehje me të gjithë proceset e brendshme që kanë të bëjnë me promovimet, inspektimet, shkarkimet. Ne nuk kemi asnjë pushtet me kapacitetin për të ndërhyrë në këtë zinxhir…Faktikisht sot mund të thuhet gjithçka dhe thuhet për çdo gjë por askush nuk mund të japë fakte për mungesën e pavarësisë së drejtësisë.

Sot drejtësia është e pavarur dhe kjo është pak, se një drejtësi e pavarur nuk është mjaftueshëm për të garantuar drejtësi funksionale dhe shtet të së drejtës sepse duhet të jetë e paanshme dhe profesionale dhe në këto ka shumë për të bërë. Drejtësia jonë është pavarësuar në një shtrat të përgjakur dhe të ndyrë që për 100  e kusur vite as e lir dhe as e pavarur”, tha Rama ndër të tjera.

Advertisement