Connect with us

Politike

BKH kontroll në shtëpinë e Sokol Ballës? SPAK e përgënjeshtron

Ditën e sotme qarkulluan në media lajme të cilat pretendonin se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), kreu kontrolle në banesën e gazetarit Sokol Balla. Ndërkohë që është bërë një reagim zyrtar nga SPAK, i cili ka përgënjeshtruar lajmet e publikuara në lidhje me këtë “kontroll” të pretenduar në shtëpinë e gazetarit.

“Në përgjigje të kërkesës suaj, Prokuroria e Posaçme nuk ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Sokol Balla”, thuhet në reagimin zyrtar të Prokurorisë së Posaçme për ABC News.

Kjo deklaratë e bërë nga Prokuroria e Posaçme, tregon shumë qartë se në të vërtëtë nuk ka pasur qoftë kontroll apo qoftë veprim hetimor ndaj gazetaerit, duke hedhur kështu poshtë pretendimet e publikuara më herët.

Advertisement