Connect with us

Aktualitet

E-Albania del jashtë funksionit për 4 ditë, njoftimi i rëndësishëm për qytetarët

Platforma qeveritare e-Albania do të dalë jashtë funksionit për 4 ditë këtë fundjavë. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në faqen kryesore të portalit.

Mësohet se arsyeja e ndërprerjes së shërbimit në periudhën 15 maj, ora 22:00 deri në 18 maj, ora 08:00, është përmirësimi i infrastrukturës teknologjike dhe rritja e performancës së shërbimeve publike online.

Po ashtu, në njoftim theksohet se aksesi në shërbimet elektronike nuk do të jetë i mundur për qytetarët dhe bizneset nga ora 22:00 e mbrëmjes së të premtes, gjatë së shtunës dhe të dielës, deri në orën 08:00 të së hënës së 18 majit.

Njoftimi i e-Albania:

Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së shërbimeve publike online, portali e-Albania do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik.

Për këtë arsye, portali do të jetë përkohësisht jashtë funksionit në periudhën:

15 Maj, ora 22:00 – 18 Maj, ora 08:00

Gjatë kësaj kohe, aksesi në shërbimet elektronike nuk do të jetë i mundur.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin.

e-Albania del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Njoftimi i e-Albanias
Advertisement