Connect with us

Aktualitet

Avokati i Popullit kërkon minimum jetik: S’mund të jetë nën 220 euro në muaj

Avokati i Popullit kërkon miratimin e minimumit jetik, i cili sipas përllogaritjeve nuk mund të jetë nën 220 euro.

Endri Shabani raportoi para Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik mbi respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2025.

Shtatë vjet më parë institucioni ynë ishte institucioni i parë publik që llogariti pragun e minimumit jetik në Shqipëri. Që nga ajo kohë, me indeksimin e inflacionit, sot kufiri i varfërisë është 22 000 lekë në muaj për frymë. Përballë këtyre shifrave, realiteti i mbrojtjes sociale flet vetë. Ne ende kemi pensione nën 10’000 lekë në muaj apo ndihmë ekonomike nën 9 000 lekë në muaj, çka është më pak se gjysma e këtij minimumi jetik”, u shpreh Shabani

Shkeljet më të rënda të të drejtave të qytetarëve janë konstatuar në të drejtën e pronës dhe në sistemin gjyqësor, ku vonesat dhe pritjet e qytetarëve tejkalojnë çdo afat kohor.

Avokati i Popullit i kërkoi Kuvendit shqyrtimin e projektligjit për Avokatin e Popullit, duke kërkuar zgjerimin e mandatit të veprimit edhe në sektorin privat.

Advertisement