Connect with us

Kronike

AKSIDENT TRAGJIK NE RRUGEN ÇERME-DIVJAKE

Një aksident tragjik është shënuar në fshatin Cermë-Proshkë të Divjakës, ku një grua ka humbur jetën pasi u godit nga një motor.

Sipas të dhënave paraprake, viktima po kalonte rrugën në momentin kur u përplas nga mjeti me dy rrota. Ajo pësoi plagë të rënda dhe u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë dëmtimeve.

Mësohet se 71 vjeçarja Ike Dervishi u përplas nga një motoçikletë e drejtuar nga Leandro Xhillari, 24 vjeç.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit mbërritën forcat e policisë, të cilat nisën veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e plotë të përplasjes.

Ndërkaq, drejtuesi i motorit, një 24-vjeçar, është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen procedurat e nevojshme ligjore lidhur me rastin.

Advertisement