Connect with us

Politike

Rama pushime në Dhërmi/ Pamjet me gomone publikohen në ditën e protestës së 66-të

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur bregdetin e Dhërmiut për të kaluar disa ditë pushimi, pas përfundimit të sesionit parlamentar.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë kreun e qeverisë duke lundruar me gomone në ujërat e jugut, së bashku me familjen e tij. Në video, Rama shfaqet me kapele dhe syze dielli, duke shijuar kohën e lirë në bregdet.

Pamjet janë publikuar nga faqja “Antidroga”, e cila ka qenë aktive gjatë protestave të fundit të qytetarëve kundër qeverisë. Publikimi i tyre vjen në të njëjtën ditë kur në Tiranë zhvillohet protesta e 66-të radhazi me kërkesë për largimin e kryeministrit.

Në pamjet e publikuara, Rama shfaqet në shoqërinë e bashkëshortes dhe dy fëmijëve të vegjël, ndërsa duket duke shijuar qetësinë e detit.

Gjatë javëve të fundit, në protestat kundër tij është pretenduar se presioni politik dhe qytetar e ka detyruar kryeministrin të ndryshojë axhendën e pushimeve. Megjithatë, pas mbylljes së sesionit parlamentar, Rama duket se ka nisur periudhën e pushimeve verore.

Advertisement