Politike
“A është edhe ky skaf i Beqirit?”/ Rama shfaqët në skaf, Berisha ngre pikëpyetje
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas publikimit të pamjeve të kryeministrit Edi Rama duke lundruar me skaf në bregdetin e jugut të vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka ngritur një pyetje ironike lidhur me pronësinë e mjetit lundrues, duke e lidhur me zhvillimet e fundit rreth biznesmenit Ermal Beqiri.
“A është edhe ky skaf i Beqirit?”, shkruan Berisha në reagimin e tij në Facebook.
Deklarata e kreut demokrat vjen në vijim të akuzave të vazhdueshme të opozitës ndaj qeverisë për transparencën e pasurive dhe marrëdhëniet e zyrtarëve me biznesmenë të përfshirë në hetime.
Deri tani nuk ka një reagim nga kryeministri Edi Rama lidhur me deklaratën e Berishës apo për pronësinë e mjetit lundrues të shfaqur në pamjet e publikuara.