Aktualitet
Protesta maratonë vazhdon, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
Protestuesit kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, ndërsa finalizojnë ditën e 66-të të revoltës së tyre kombëtare. Përmes këtyre protestave maratonë, ata kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave, ku e para është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama nga qeveria.
Pas organizmit, ata do të zhvendosen drekt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Protesta e tyre ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa të shumta kanë qenë mediat e huaja që i kanë kushtuar artikuj./