✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Bashkëpunim me PD-në? Lapaj vendos kushtin e panegociueshëm për opozitën

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, deklaroi se opozita duhet të krijojë një front të gjerë, por theksoi se çdo bashkëpunim me Partinë Demokratike dhe forcat e tjera opozitare duhet të kalojë përmes reformës së Kodit Zgjedhor.

Adriatik Lapaj ka vendosur reformën e Kodit Zgjedhor si kusht për një bashkëpunim të mundshëm me Partinë Demokratike dhe pjesën tjetër të opozitës.

Lapaj u shpreh gjithashtu se, vendi ka nevojë për ndryshim dhe se opozita duhet të bashkohet, por paralajmëroi se Lëvizja “Shqipëria Bëhet” nuk do të pranojë të përdoret për interesa politike.

“Ne besojmë si lëvizje se ky vend ka nevojë për ndryshim, është e nevojshme që opozita të krijojë një front të madh përballë të keqes sepse jemi në një emergjencë të madhe. Por, të mos mendojë askush se nga nevoja që kemi ta shporrim Edi Ramën, mund të na përdorin. PD-ja dhe i gjithë spektri opozitar, nëse duan bashkëpunim, duhet të binden se kemi kusht të panegociueshëm Kodin Zgjedhor, sepse shqiptarët e këtij shekulli meritojnë të votojnë si njerëz të lirë dhe të qeverisen nga qeveri demokratike”, tha Lapaj

Ai theksoi se synimi, sipas tij, nuk duhet të jetë thjesht zëvendësimi i një force politike me një tjetër.

“Të gjithë ata në opozitë të kuptojnë që duhet të jemi bashkë së pari për Kodin Zgjedhor sepse në fund, me zgjedhje do të ndryshojnë gjërat. Do të bëhen zgjedhje për qeverinë e radhës. Në këtë kuptim, e kemi kusht të panegociueshëm reformën e Kodit Zgjedhor”, shtoi Lapaj.

Advertisement