✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

2 te rinj tentuan të mashtronin Dukën për t’i marrë 100 mije euro në emër të Ballës/ Reagon deputeti i PS

Pas arrestimit të dy të rinjve që dyshohet se tentuan të mashtronin presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke përdorur emrin e kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe duke i kërkuar 100 mijë euro, Balla ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Balla ka publikuar pamjet e arrestimit në flagrancë të dy të dyshuarve dhe ka përgëzuar Policinë e Shtetit për ndërhyrjen. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes ndaj komunikimeve online dhe të denoncojnë menjëherë rastet e dyshuara të mashtrimit.

Sipas Ballës, të dy të rinjtë kishin krijuar një llogari false në emër të tij, përmes së cilës kishin kontaktuar Armand Dukën dhe i kishin kërkuar shumën prej 100 mijë eurosh.

“E përgëzoj Policinë e Shtetit Tiranë, të cilët me shumë efikasitet kanë goditur një rast tjetër kriminal mashtrimi në rrjetet e komunikimit on-line. Qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes dhe duhet ta denoncojnë menjëherë çdo rast! Ndërsa rrjetet sociale duhet të forcojnë kontrollin ndaj llogarive fallco”, shkroi Balla.

Ngjarja rikthen vëmendjen te përdorimi i profileve të rreme në rrjetet sociale dhe tentativat për të përfituar financiarisht duke përdorur identitetin e personave publikë.

Advertisement