✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Takim me raporterin e PE/ Spiropali: Sfidat për shqipërinë e së ardhmes

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me Andreas Schieder, raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali e cilësoi takimin si një bisedë të hapur dhe të vlefshme, ndërsa vlerësoi angazhimin e Schieder ndaj Shqipërisë dhe procesit të integrimit europian.

“Europa nuk është vetëm destinacioni ynë. Është standardi që aspirojmë, tërësia e sfidave që duhet të përballim për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes”, shkroi Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit falënderoi gjithashtu Schieder për atë që e cilësoi si miqësi dhe angazhim të vazhdueshëm ndaj Shqipërisë.

Takimi zhvillohet në një periudhë kur procesi i negociatave me Bashkimin Europian vijon të jetë një nga prioritetet kryesore të institucioneve shqiptare.

Advertisement