✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD-së, reagon Endri Shabani

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së një grupi deputetësh të Partisë Demokratike lidhur me zgjedhjen e tij, ka reaguar Avokati i Popullit, Endri Shabani.

Shabani deklaron se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila shqyrtoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e titullarit të institucionit dhe, sipas tij, e vlerësoi atë në përputhje me Kushtetutën.

Në reagimin e tij, Avokati i Popullit thekson se gjatë shqyrtimit të çështjes ka ruajtur paanshmërinë, duke mos mbajtur qëndrim mbi themelin e kërkesës së deputetëve dhe duke ia lënë vlerësimin Gjykatës Kushtetuese, si institucioni që interpreton përfundimisht Kushtetutën.

Sipas Shabanit, vendimi i Gjykatës i jep përgjigje pikëpyetjeve të ngritura mbi procedurën e zgjedhjes së tij.

Në përfundim të reagimit, ai shprehet se institucioni i Avokatit të Popullit do të vijojë punën për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Advertisement