Politike
E akuzoi se mblodhi firma për Shabanin/ Salianji ironizon Nokën: Seriozitetin e ka sa një tru pule
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe ka legjitimuar dje zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit.
Me heret PD kishte kundërshtuar procedurën, duke pretenduar se 28 firmat e deputetëve që mbështetën kandidaturën nuk ishin më të vlefshme, pasi ishin tërhequr më herët.
Sipas Kushtetueses, kushti procedurial ishte përmbushur në momentin kur kandidatura u verifikua dhe kaloi për shqyrtim në seancën plenare.
Debati politik rreth zgjedhjes së Shabanit është shoqëruar edhe me përplasje brenda kampit demokrat.
Sipas sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka ndikuar te vota e deputetëve të PD-së në favor të Shabanit.
I pyetur për këtë akuzë, Salianji e mohoi përfshirjen, duke e cilësuar pretendimin si të pabazuar.
“Unë merrem me gjëra serioze se me njerëz që seriozitetin e kanë sa një tru pule nuk merrem dot, se janë edhe budallallëqe”, tha Salianji
“Po ju them këtë, e kam thënë edhe në atë periudhë: nuk kam asnjë rol”, deklaroi Salianji, duke mohuar çdo ndikim në votimin për Shabanin.