✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

RASTËSI APO?/ SPAK zbarkoi te Ministria e Mbrojtjes për përgjimet e armëve, Ermal Nufi në zyrë me ambasadorin e ri amerikan

Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, nën drejtimin e prokurorëve të SPAK, raportohet se kanë kryer këtë të premte kontrolle në disa ambiente private, si dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, në kuadër të hetimeve pas materialeve audio të publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Sipas raportimeve, gjatë kontrolleve në Ministrinë e Mbrojtjes janë sekuestruar edhe dokumente, të cilat pritet t’i nënshtrohen verifikimit nga hetuesit. Deri në këtë fazë, nuk ka një konfirmim zyrtar të publikuar nga SPAK për të gjitha detajet e kontrolleve.

Kontrollet zhvillohen në një kohë kur në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes ndodhej edhe ambasadori i ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt. Sipas deklaratës së ministrit Ermal Nufi pas takimit, në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi Shqipëri-SHBA në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Prania e ambasadorit në ministri, në të njëjtën ditë me kontrollet e raportuara, ka ngritur diskutime publike, por në mungesë të një konfirmimi zyrtar nuk mund të përcaktohet nëse dy zhvillimet kanë lidhje mes tyre.

Në materialet e publikuara më herët, Arben Ahmetaj ka ngritur pretendime lidhur me një skemë të dyshuar të trafikut të armëve dhe ka përmendur kompani dhe persona të ndryshëm. Pretendimet e tij janë mohuar nga personat e përmendur, ndërsa verifikimi i tyre i takon organeve të drejtësisë.

Advertisement