✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

BKH sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

Në vijim të hetimeve të drejtuara nga kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, Byroja Kombëtare e Hetimit ka vijuar veprimet hetimore dhe sekuestrimin e pajisjeve elektronike të personave të përfshirë në çështje.

Sipas burimeve jozyrtare, hetimet e nisura pas audio-përgjimit të denoncuar nga Arben Ahmetaj kanë çuar në sekuestrimin e telefonit të Aleks Markut, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

Po sipas këtyre burimeve, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme, BKH ka sekuestruar edhe telefonat e biznesmenit Ron Yeffet, biznesmenes Arjeta Puca dhe kreut të KAYO-s, Ardi Veliu, krahas dokumenteve të administruara gjatë kontrolleve.

Informacioni për sekuestrimin e pajisjeve nuk është konfirmuar zyrtarisht deri në këtë fazë nga SPAK apo BKH dhe bazohet në burime jozyrtare.

Hetimet vijojnë me administrimin dhe analizimin e materialeve të sekuestruara, me synim zbardhjen e komunikimeve dhe rrethanave që lidhen me çështjen.

Advertisement