✦
Thinking ...
Connect with us

Sport

Humbja 2-0 me kuqezinjtë, trajneri i Finlandës: Ishim të barabartë me Shqipërinë

Jakob Fris, trajneri i Finlandës, ka folur para mediave në fund të ndeshjes së humbur ndaj Shqipërisë duke theksuar se ekipi i tij kishte luajtur si i barabartë ndaj kuqezinjve.

Në deklaratë trajneri tha se sipas tij ndeshja ishte e barabartë.

“Nuk mund të fajësoj lojtarët që nuk u munduan apo që kishim qasjen e gabuar në fushë. Mendoj se ndeshja ishte në përgjithësi e barabartë. Ne kishim disa momente të mira presioni dhe mundësi shënimi në zonë. Kishim po aq raste sa Shqipëria deri në momentin e kartonit të kuq.

Është me të vërtetë e vështirë të fajësosh lojtarët për çdo gjë tjetër përtej eficencës së njëjtë me kundërshtarët.

Kur vendos një objektiv dhe nuk e arrin, është padyshim zhgënjyese. Zhgënjim është fjala e duhur”, ishin deklaratat e Fris pas ndeshjes.

Advertisement