✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Pas 14 orëve seancë maratonë, me 80 votat e socialistëve u miratua në parim në Kuvend buxheti për vitin 2027 prej 10 miliardë eurosh

Pas 14 orëve seancë maratonë, me 80 votat e socialistëve u miratua në parim në Kuvend buxheti për vitin 2027 prej 10 miliardë eurosh.

Për socialistët, është rritje e investimeve publike dhe mbështetjes sociale, ndërsa nga deputetët e opozitës mori 25 vota kundër dhe u cilësua “kriminal”.

Opozita votoi kundër edhe për ligjet e paketës fiskale 2027, konkretisht për tatimin mbi të ardhurat i ndryshuar, me 80 vota pro dhe 25 kundër, për TVSH me 80 vota pro dhe 24 kundër, për procedurat tatimore 80 vota pro dhe 24 kundër, akcizat 80 vota pro dhe 25 kundër, si dhe ligji për strehimin social 79 vota pro, 1 abstenim (Greta Bardeli) dhe 25 kundër.

Balla sfidon Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane për heqjen e imunitetit tënd? Nesër Dita Botërore e WC-ve, do të përdor fjalët e tua

Nga foltorja e Kuvendit, Taulant Balla sfidoi Agron Shehajn të votojë pro heqjes së imunitetit të tij kur prokuroria italiane të bëjë kërkesën. Me ironi, kreu i grupit të PS tha se nesër është Dita Botërore e WC-ve dhe do të përdorë fjalët e kreut të partisë Mundësia.

“Agron, nesër është Dita Botërore e WC-ve. E ka shpallur OKB. Fjalët e tua do t’i përdor nesër. Një gjë po ta them. Unë të sfidoj dhe të them kur të vijë kërkesa nga prokuroria italiane për imunitetin tënd, do ta votosh apo nuk do ta votosh. Nëse je aq dashmirës për atë djalin, një nga ato 15 milionë eurot, nga ato shtëpitë se ti je gjeni, je i paparë, 15 milionë euro një vilë. Je një hajdut, fundi yt dihet! Ti do ta votosh kërkesën nga prokuroria italiane për heqjen e imunitetit tënd? E voton apo nuk e voton?”, tha Balla.

Ndërpritet energjia elektrike në parlament, opozita në kor: Rama jepe dorëheqjen’

Në parlament është ndërprerë energjia elektrike gjatë seancës maratonë.

Deputetët e opozitës kanë nisur menjëherë me thirrjet në kor ‘Rama jepe dorëheqjen’.

Në Kuvend shihet teksa herë pas here ka luhatje të ndriçimit. Edhe pjesa e jashtme e godinës u zhyt në errësirë për pak sekonda.

Nuk raportohet të ketë pasur ndërprerje rreth zonës.

Advertisement