Politike
ÇFARE BEJNE SULA DHE RAMA PAS MESNATE…BERISHA HEDH DYSHIME, PERGJIGJET DASHI
Dashnor Sula i ktheu përgjigje Sali Berishës për të, ku ndër të tjera, kreu i PD tha se “kënaqësia e Dashit është se flet në ora 2 të natës me Edi Ramën.”
“Dash Sula ka burrërinë dhe e ha bukën me turp dhe turpin me bukë me rrogë të Edi Ramës. Kurse këta i marrin nën dorë. Këta janë më të ligj se Dashi. Dashi del dhe thotë se flas dhe në 2 të natës, kënaqësia e tij se flet në 2 të natës me Edi Ramën… e kuptoni ju apo jo se çfarë bëjnë. Kënaqësia e Dashit është se flet në ora 2 të natës me Edi Ramën”, tha Berisha.
Deklaratën Suka e priti me të qeshur dhe tha se si nëpunës i shtetit varet nga qeveria e kryeministri, por kurrë nuk ka shfrytëzuar raste për të përfituar nga fondet shtetërore.
“Unë kam pasur fatin, kjo është tani, edhe nota humori sepse me kryeministrin, nuk flas sepse s’jam shoku i kryeministrit në radhë të parë, jam nëpunës i shtetit dhe rrjedhimisht varem nga qeveria dhe kryeministri. Është ai që përcjell shqetësimet e qytetarëve, nuk ka orar. Të them ndryshe tani? Kam qenë 20 vjet në politikë dhe s’kam pasur asnjë kontestim. Nuk them që jam diamant i Republikës së Shqipërisë dhe i botës. U kam thënë edhe ca miqve, mund t mos kandidoj për Papë, por për kardinal nuk ia liroj vendin njeriu. 0 përfitime nga një fond shtetëror!”, ishte përgjigjja e Sulës.
Marrëdhënia me Ramën, Dashnor Sula: Më thotë të jem korrekt e mos të tutem nga asnjë presion! Më ka shkruar edhe në 5 të mëngjesit
Në punën e tij si kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm, Dashnor Sula ka vendosur të veprojë me dorë ‘të hekurt’, pa toleruar shkelje të ligjit. Këtë qasje të tij, thotë ai në “Studio Live” në Report Tv, e mbështet edhe kryeministri Edi Rama, i cili e ka inkurajuar të jetë korrekt dhe mos t’i nënshtrohet asnjë presioni.
“Kam një mbështetje shumë të fortë nga kryeministri për të zbatuar ligjin, për të qenë korrekt dhe mos të tutem nga asnjë ndërhyrje. Ndërhyrje apo presion politik, zero”, tha Sula.
Kryeinspektori e përshkruan si “normal” dhe të bazuar në llogaridhënie komunikimin me kryeministrin Rama.
Dashnor Sula: Komunikimi është normal. Kryeministri është ai që na kërkon më shumë llogari. Kryeministri nuk njeh orar, duhet të jesh i vëmendshëm në çdo moment. Ka ndodhur që edhe në 5 e gjysmë të mëngjesit ka sjellë shqetësimin e një qytetari.
-Kur keni komunikuar për herë të fundit?
Dashnor Sula: Para një jave.