Connect with us

Politike

Abilekaj: PS të japë imunitetin e Ballukut, ose të hapë rrugën (për Sali Berishën)

Analisti Enton Abilekaj, deklaroi se PS-ja duhet ta votojë për t’I hequr imunitetin zv/kryeministres Belinda Balluku, ose t’i hapë rrugën një force tjetër politike për të mos rrezikuar integrimin e Shqipërisë për në BE.
“Ne mund të bëjmë një analizë politike se juridike. Ne e dimë politikisht se mazhoranca ka patur një qëndrim për reformën në drejtësi. Që në 2016 dha garanci për të dhe sot ne kemi një qëndrim të mazhorancës që është vënë në provë që është nën mbikqyrje nga SHBA dhe BE se çfarë qëndrimi do të mbajë qeveria. A duhet që Taulanti ta marrë akuzën fije për pe?
Politika penale, hetimi që përdor SPAK-u mund të shikohen me kalimin e kohës. SHBA dhe BE kanë thënë se nuk duhet prekur asgjë nga reforma në drejtësi. Nëse ata e kanë kërkesën të fortë, që duhet hequr imuniteti, mazhoranca duhet ta japë imunitetin, ose të hapë rrugën për një forcë që ndoshta nuk gjendet as te PD. Nuk mund të bëjmë eksperimente që na kushtojnë. Janë 83 mandate që janë vendimtare për rrugën e Shqipërisë në BE”- tha Abilekaj.

 

Advertisement