Politike
Diskutimet me dyer të mbyllura në Këshillin e PD: U zgjodh Avokati i Popullit, një Sorosit me votat e demokratëve
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike po zhvillohet me dyer të mbyllura, ku demokratët po diskutojnë për çështje të brendshme të partisë dhe organizimin e protestës së paralajmëruar.
Sipas informacioneve për mediat, kryetari i PD, Sali Berisha ka sqaruar arsyet e shtyrjes së mbledhjes pas zgjedhjeve të 11 majit, duke e lidhur këtë me nevojën për të verifikuar rregullsitë e procesit elektoral dhe për të mbledhur raportin e OSBE/ODIHR. Ai ka kërkuar që diskutimet të fokusohen kryesisht te organizimi i protestës kombëtare, duke lënë për momentin çështje të tjera në plan të dytë.
Megjithatë, disa anëtarë të Këshillit Kombëtar kanë kërkuar që të trajtohen edhe tema të tjera, përfshirë ngritjen e një Komisioni Hetimor lidhur me mënyrën e mbledhjes së firmave për Endri Shabanin, duke reflektuar tensionet dhe interesat e ndryshme brenda strukturës së partisë.
Diskutimet:
Berisha: Ne do të përqendrojmë diskutimet vetëm tek kjo temë. Canetar është i ftuar të shprehë sugjerimet, mendimet, kritikat, duke mbetur parti e fjalës së lirë. Sot do të fokusohemi tek organizimi i protestës. Kjo protestë është vetëm fillimi.
Edi Paloka: Nisma nga 17 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Propozoj, meqë sot tema është protesta, të ngrihet një grup pune ndërkohë dhe ta diskutojmë në mbledhjen më të parë.
Lisander Hoxha: Ne besojmë që Soros është kancer për demokracinë; jo vetëm për Shqipërinë; USA etj. Në mesin tonë është e papranueshme të kemi njerëz të lidhur me këtë organizatë.
Aulon Kalaja: Jam dakord me Lisandrin. SOROS duhet të shpallet non grata nga qeveria e ardhshme. Mendoj se PD duhet të shkojë më djathtas, duhet të jemi konservator jo të themi që jemi parti e qendrës së djathtë. Është zgjedh Avokat i Popullit, një SOROR-sit me firmat e PD. Të ngrihet Komision Hetimor për mënyren sesi u morën firmat për Shabanin.