Connect with us

Kosova

Kapçan: Marrëdhëniet midis Kosovës dhe SHBA-së janë në pikën më të ulët

“Marrëdhëniet midis Kosovës dhe SHBA-së janë në një pikë të ulët, veçanërisht pas pezullimit të dialogut strategjik” – Keshtu tha Charles Kapçan nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, duke vënë në dukje se Uashingtoni është i pakënaqur me veprimet e Kryeministrit në mandatin teknik të Albin Kurti.
Ai beson se Kurti ka bindje të forta politike dhe se është i gatshëm të përballet me pasojat e veprimeve që ndërmerr, të cilat i konsideron të sakta dhe në interesin më të mirë të Kosovës.

Charles Kapçan beson se Kurti dhe Vucic janë në radarin e Presidentit Amerikan Donald Trump.

“Çështja e Kosovës dhe Serbisë është në radarin e Trump. Presidenti amerikan e ka përmendur disa herë. Në tre vjet të mbetura në mandatin e dytë të Trump, në një moment ai me siguri do të përfshihet personalisht në përpjekje për të arritur paqen midis Beogradit dhe Prishtinës” – deklaroi Kupcan

Advertisement