Connect with us

Politike

Projekti për 2029/ Balla: Mjaft me numërues partiakë, është staliniste

Deputetët socialistë hynë qetësisht në parlament ndryshe nga seanca e shkuar kur u përballën me vezët dhe sharjet e protestuesve.

I gjithë perimetri parlamentin ishte rrethuar me barriera hekuri. Forca të shtuara policie ishin gati për çdo eventualitet.

Në mungesë të deputetëve të PD protagonizmin e morën në dorë  Redi Muçi i “Lëvizjes Bashkë” dhe Erald Kapri i “Mundësisë”.

Kur po diskutohej projekt rezoluta për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve socialistët shpalosën ambicien për 100% votim elektronik në zgjedhjet e 2029.

Numërimi elektronik ka rënë pre e një histerie, edhe pse vetë palët kishin kërkuar më shumë teknologji në zgjedhje. Qeveria e ka shprehur gatishmërinë me kohë për financiar që të bëhet totalisht votim elektronik për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, u shpreh Gjiknuri.

Më pas Taulant Balla kreu grupit parlamentar të PS shprehu nevojën e dhënies fund të numërimit të votave prej numëruesve partiak.

Unë bëj pjesë në ata që mendojnë që koha kur partitë numërojnë votat ka përfunduar një herë e përgjithmonë. E besoj këtu, të paktën në këtë, jam në të njëjtën valë me protestuesit e vërtetë që kërkuan, erdhën me propozime edhe për ndryshime në kodin zgjedhor, sepse është staliniste që pas 36 vitesh demokraci, partitë vazhdojnë numërojnë ende votat”, u shpreh Taulant Balla.

Erald Kapri i Mundësisë debatoi me Taulant Ballën duke marrë shkas nga mbledhja e stabilizim asociimit në Strasburg.

Kur ishim, numëronim votat e diasporës, ky më fuste miq mua, që t’i kërkoja numëruesve tanë…I kam mesazhet këtu, unë i kam mesazhet këtu, këtu, këtu, këtu. Hajde, do t’i lexoj unë të gjitha mesazhet tani. Më fusje miq, që t’i thoja numëruesve të Partisë Socialiste të ruajnë votat e tua, se po t’i vidhte PD-ja. Është kështu apo jo? Betohu këtu. Betohu, thashë. Betohu. Turp të kesh. Vetëm burrë, vetëm burrë s’mund të bëhesh ti. Kaq të them”, deklaroi Balla.

Sikurse javët e shkuara protesta nuk mbeti jashtë debatit parlamentar.

Socialistët ngritën kartonat e kuq për një interpelancë me ministrin e punëve të brendshme Besfort Lamallari kërkuar nga deputeti Erald Kapri.

Advertisement