Connect with us

Kronike

Prokuroria italiane kërkon dënimin e Elvis Demçes: Mbreti gomorrës shqiptare në Romë

Prokuroria e Romës ka kërkuar dënimin me 21 vite burg në gjyqin që për trafikantin shqiptar të drogës Elvis Demçe, i akuzuar bashkë më katër persona të tjerë për tentativën e vrasjes së Alessio Marzanit në 22 tetor 2020, i cili mbeti i plagosur.

Prokurorët Mario Palazzi dhe Francesco Cascini kërkuan gjithashtu një dënim me 21 vjet për Daniele Gallarello, 18 vjet për Alessandro Corvesi , 35 vjeç me të kaluar si futbollist dhe 14 vjet për Matteo Kostakurta, i njohur me nofkën ‘Princi’ për shkak të orgjinës së tij fisnike.

“Është një grup me një profil me kapacitet shumë të lartë kriminal dhe rrezikshmëri shoqërore”, tha prokurori Palazzi në sallën e gjyqit, i cili i kushtoi një pjesë të aktakuzës së tij Kostakurtës, duke e cilësuar atë si një “personazh shqetësues”.

Nuk ka nevojë të bëjë krime për arsye ekonomike, ka para dhe familje të mirë, nuk është i mjerë nga periferia, mund të bëjë një jetë të mirë, dhe përkundrazi ai bën krime për qejf, për shijen e tij personale, ai. vesh triko dhe gjuan”; siç rezultoi nga shkresat e hetimit, “ai është i pushtuar nga idetë e tij antidemokratike dhe e cilëson veten me krenari si fashist”.

Për Elvis Demçen, Costacurta është një nga njerëzit e tij të besuar. Ai e quan atë “xhelati”, “specialisti”.

Demçe, i lidhur në të kaluarën me Fabrizio Piscitelli, i njohur si Diabolik , lideri i Lazio Irriducibili i vrarë më 7 gusht 2019 në Parco degli Acquedotti, u arrestua së bashku me Costacurta dhe Corvesi në korrik të vitit të kaluar nga karabinierët e njësisë hetimore Ostia për plagosja e Marzanit.

Deshifrimi i disa bisedave të koduara me sistemin ‘Sky-Ecc’ dhe të përfshira në një server në territorin francez ishte thelbësor për hetimet nga ushtarët karabinierë, të koordinuara nga drejtoria e qarkut antimafia të Romës.

Kronike

Tiranë, sherr me armë të ftohta, vihet në pranga një person! 34-vjeçari përfundon në spital

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi u konfliktua me një shtetas tjetër, duke e plagosur me mjet prerës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën ‘Kadri Roshi’ në Tiranë. Shërbimet e komisariatit nr.6 menjëherë shkuan në vendngjarje ku kishte mbetur i plagosur V.B., 34 vjeç banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë vijoi puna për kapjen e autorit dhe në u bë e mundur vënia në pranga e E.L., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Si rezultat, u kap dhe u arrestua shtetasi E. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 32-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin V. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.’, thuhet ndër të jera në njoftimin e policisë.

Mësohet nga policia se konflikti mes dy personave nisi për motive banale, ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

Continue Reading

Kronike

Skenë e filmuar/ Atentati ndaj Agustin Kazës në një kafe në Bruksel, ngjarja dyshohet për…

Detaje të tjera dalin në dritë pas atentatit me armë zjarri ndaj një 44-vjeçari shqiptar në Bruksel.

Një ditë pas krimit, Agustin Kaza ndodhet në gjendje kome dhe se autoritetet dyshojnë se pas atentatit qëndrojnë çështje kanunore.

Autori është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe pritet që ngjarja të zbardhet shumë shpejt. Paraprakisht dyshohet për vrasës me pagesë.

Policia shqiptare ka kërkuar informacion nga autoritetet belge.

Continue Reading

Kronike

VIDEO/ Autori eci drejt dhe u kthye me shpejtësi për të qëlluar, publikohen pamjet nga atentati ndaj 44 vjeçarit

Një 44-vjeçar, Agustin Kaza është qëlluar me armë zjarri në trotuarin e një kafeneje në pronësi të një shqiptari mbrëmjen e djeshme (28 prill) në Bruksel rreth orës 22:30.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në policia ka gjetur një person të plagosur me armë zjarri kur ka mbërritur në zonën e njohur në rrugën Joseph Brand.

Në videon e publikuar, shihet momenti i atentatit me armë zjarri kur një person me kapuç ka ecur në trotuarin para kafenesë dhe papritmas ka nxjerrë armën nga dora duke qëlluar disa herë ndaj shënjestrës, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërsa ende nuk dihet nëse është shtetas shqiptar.

Continue Reading

Kronike

Aksident në aksin Milot-Fushë Krujë/ Trajleri përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Milot-Fushë Krujë.

Një trailer ka goditur për vdekje një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje

Viktima quhet Hamit Gabili, 65 vjeç.

Continue Reading

Kronike

E rëndë/ Makina përplas të moshuarin në mes të bulevardit

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Korçës. Një shofer 48 vjeçar, ka përplasur me makinë një të moshuar teksa ka qënë duke kaluar rrugën.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Kastrioti”, dhe si pasojë e përplasjes i moshuari është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq është vënë në pranga shoferi i mjetit.

“U arrestua në flagrancë shtetasi G. X., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevard “Gjergj Kastrioti”,  Korçë, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar këmbësorin L. Q., 70 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING