Connect with us

Aktualitet

Sot nata e madhe e ndërrimit të viteve, NTV.AL uron shqiptarët: Gëzuar 2023

Një vit ikën e në mbrëmje do të trokasë Viti i Ri 2023, pasi akrepat e orës të shënojnë 00:00. Krementimi i Vitit të Ri është një ndër traditat më të vjetra rituale e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës, pa marrë parasysh racën, fenë, kombin dhe përkatësitë e tyre të ndryshme. Viti i Ri është festa e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella.

Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë i gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit, sikur ata që presin dhuratat, ashtu edhe ata që me kënaqësi i përzgjedhin dhe i dhurojnë ato.

NTV.AL I URON TE GJITHE SHQIPTAREVE, KUDO KU JANE: GEZUAR VITIN E RI 2023

Aktualitet

Veshi xhubletën në diplomimin në Amerikë, 22-vjeçarja me origjinë shqiptare: Përfaqëson identitetin tim

22-vjeçarja Mary Camaj, e cila është e sapodiplomuar në Shkenca Politike në Universitetin e Kolumbisë në shenjë falënderimi për të parët e saj, veshi xhubletën në ditën e diplomimit.

Ajo tërhoqi shume vëmendjen dhe fotot e saj u shpërndanë edhe në mediat shqiptare apo nga personazhe te ndryshëm.

Ne Amerike ajo punon për ish-këshilltarin e qytetit të Nju Jorkut dhe kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës, z. Mark Gjonaj.

Ajo tregoi se përse kishte zgjedhur të vishej me veshjen tradicionale në diplomimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Doja të ndaja lajmi me të tjerët në rrjetet sociale dhe vendosa të vesh xhubletën time, është xhubletë origjinale, xhubleta e vajznisë. Mendova se meqë jam duke marrë diplomën në shkenca politike, pikërisht për Ballkanin ku jetojnë shqiptarët, unë mendova se xhubleta përfaqëson identitetin tim dhe një foto me një xhubletë flet 1000 fjalë. Kjo ishte arsyeja.

Ndërsa për ceremoninë e diplomës, kemi pasur një ditë të caktuar për të bërë fotot, nuk ka qenë dita e ceremonisë. Unë erdha shkova në shkollë dhe vesha xhubletën, jam ndier shumë krenare se xhubleta nuk është vetëm simbol i Malësisë së Madhe por i gjithë shqiptarisë”,-tha Camaj.

Continue Reading

Aktualitet

Ngjarja shokuese në Durrës/ U mor peng nga babai, 6-vjeçari tregon momentet e tmerrit

Dy fëmijët e mitur të Aleks Markut kanë përjetuar orë tmerri, pasi 40-vjeçari nga Lezha i mbajti peng në një banesë të marrë me qira ditore në Durrës, ndërsa qëllonte pa pushim me kallashnikov.

Djali i vogël, 6 vjeç, ka treguar gjithë skenën që ka parë, duke thënë se i ati qëllonte pa pushim, duke thyer xhamat e dritares dhe ballkonit, ndërsa shenjat e plumbave janë të dukshme edhe në mur.

Djali i madh, 11 vjeç ka qenë vazhdimisht në rrezik të plumbave pasi ndodhej në ballkon dhe fshihej pas murit, teksa i ati qëllonte me breshëri.

6-vjeçari thotë se edhe pse vëllai i thoshte “babi, babi, ai nuk fliste”.

Continue Reading

Aktualitet

“Policia më tha hajde merr fëmijët…”/ Nëna rrëfen tmerrin: Isha në Itali për dokumente

Bardhe Marku, nëna e fëmijëve që u mbajtën peng nga i ati, tregon se gjatë kohës kur ndodhi pengmarrja, ndodhej ne Itali për të marrë disa dokumente.

“E mora vesh kur më ka marrë Policia e Durrësit sot në mëngjes, ngaqë unë kam ardhur mbrëmë nga Italia. Ika te familja e prindërve se thashë po të vija, do të nervozohej më shumë gjendja dhe nuk doja të vija në rrezik fëmijët. E kisha llogaritur të vija të nesërmen ose vetëm, ose me policinë. Në mëngjes, Policia më tha hajde merri fëmijët se janë në Komisariat.

Së pari, shyqyr që më shpëtuan fëmijët. Unë kam qenë një javë në Itali, me miratimin e Aleksit. Kemi pasur konflikte, por nuk kemi qenë të ndarë. Kisha të gjitha dokumentet e fëmijëve në Itali se i kisha në shkollë. Më duheshin vaksinat për djalin e vogël. Kisha takim edhe me avokatin.

Tani do të kthehemi në Lezhë. Do fus edhe fëmijët në shkollë”.

Continue Reading

Aktualitet

Pickohet nga gjarpri në shkollë, 10-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

Rreth orës 12:35, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Farkë, ku një vajzë 10-vjeçare, mësohet se është pickuar nga një gjarpër dhe ka përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën private World Academi of Tirana.

“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10-vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Continue Reading

Aktualitet

Humbi kontaktet me të birin 10 ditë më parë, babai kallëzon zhdukjen e djalit 30-vjeçar

Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim në Maliq pasi prej disa ditësh ka humbur kontaktet me familjarët. Përmes një njoftimi policia bën me dije se babai i 30-vjeçarit ka kallëzuar në Komisariatin e Maliqit se prej 10 ditësh nuk ka kontakte me djalin e tij.

Ai shprehet se djali jeton e punon në Gjermani dhe se prej disa ditësh tashmë familja nuk ka kontakte me të riun. Më tej bëhet me dije se po punohet për gjetjen e 30-vjeçarit me inicialet E. R.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.05.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka kallëzuar shtetasi A. R., banues në fshatin Orman, se prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. R., 30 vjeç, i cili jeton në Gjermani. Po punohet për lokalizimin e 30-vjeçarit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING