Connect with us

Aktualitet

Zjarret në Fier/ Banorët të shqetësuar: I vënë me qëllim

Teksa është krijuar një tjetër vatër zjarri në Fier, banorët shprehen se të zonës i vënë me qëllim që të kullosin bagëtitë. Vatra e zjarrit është aktivizuar në Shtyllas.

Një nga banorët tregon se është viti i dytë që banesa e tij rrezikohet nga zjarret. “Ishim në shtëpi, kur dolëm përjashta, tym nga të katërta anët. I vënë me qëllim që të kullotin bagëtitë, të dalë bari i ri”, u shpreh ai për mediat.

Zjarri ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe ndodhet edhe pranë varrezave. Banorët dyshojnë se zjarrvëniet janë të qëllimshme, për të hapur kullota të reja. Në terren u angazhuan tre zjarrfikëse, ndërsa pranë vatrës ndodhen edhe banesa.

Advertisement